UBT News

Mehaj në Bangladesh, kërkon mbështetje në procesin e njohjeve te reja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka realizuar takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen, në vazhdim të vizitës në Bangladesh.

Me këtë rast, Mehaj ka kërkuar nga ministri Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk na kanë njohur Kosovën.

“Gjithashtu, Ministri Mehaj së bashku me Ministrin Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal”, ka informuar sot ministria.

Mehaj ka shprehur falënderim për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, paqes dhe lirisë, “bashkëpunimi ynë me shtetin e Bangladeshit do të jetë në nivelin e duhur”.

Exit mobile version