UBT News

Mehaj: Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dënojë veprimet e Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar sot se përballë zhvillimeve të fundit, qeveria dhe institucionet e sigurisë janë të përkushtuara për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri të vendit, ashtu edhe në tërë territorin.

Ai ka potencuar se veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe proruse në Ballkan.

“Çdo përpjekje për depërshkallëzim, duhet të llogarisë edhe mungesën e vullnetit të Serbisë për të ofruar zgjidhje për aktin e djeshëm, si dhe veprimet e saj të vazhdueshme provokuese dhe nxitëse karshi Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj, duke shtuar se ndërkombëtarët duhet t’I dënojnë vrepimet e shtetit serb.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dënojë veprimet e Serbisë dhe duhet t’iu qëndrojë deri në fund pranë palëve, sipas gatishmërisë së tyre përkatëse, drejt gjetjes së rrugëve të depërshkallëzimit të situatës në veri të vendit tonë. Me Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj!”, ka shkruar tutje Mehaj në Facebook.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Exit mobile version