Buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes nga viti i ardhshëm pritet të jetë mbi 100 milionë euro. Kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale.
“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale.E ardhmja është NATO!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews