Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se janë të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj ‘Vigorous Warrior 2022’. Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale”, ka shkruar Mehaj.