Meghan Markle zbuloi një ushqim që nuk i pëlqen bashkëshortit të saj, Princit Harry, gjatë një episodi në sezonin e dytë të shout të saj në Netflix, “With Love, Meghan”.
Në episodin e sezonit të dytë me shefin José Andres, Dukesha e Sussex zbuloi se Harry nuk e pëlqen një lloj të caktuar fruti deti.
“E dini kush nuk e pëlqen karavidhen? Burri im”, tha 44-vjeçarja përballë të ftuarit të saj.
“Dhe ti u martove me të gjithsesi?”, u përgjigj me shaka më pas Andres.
Megjithëse Markle nuk tregoi pse Duka i Sussex, 40 vjeç, nuk i pëlqen karavidhja si ushqim, familja mbretërore tradicionalisht shmang konsumimin e frutave të detit me guaskë.
“Kur hanë jashtë, familja mbretërore duhet të jetë e kujdesshme me frutat e detit për shkak të rrezikut nga helmimi me guaskore, për shkak të orareve të tyre të ngjeshura. Është një veprim shumë i arsyeshëm që të heqin dorë nga ushqimet e detit gjatë angazhimeve publike”, ka thënë ish shërbyesi i Mbretit Charles, Grant Harrold, sipas Mirror.