UBT News

Medvedev e quan “marrëzi” propozimin ukrainas për shkëmbimin e territoreve

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka hedhur poshtë si “të pakuptimtë” propozimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të shkëmbyer territore me Rusinë në këmbim të mbylljes së luftës.

Në një intervistë për gazetën The Guardian, Zelensky ka thënë se ka në plan t’i propozojë Rusisë një marrëveshje për të shkëmbyer territore, për t’i dhënë fund konfliktit që ka pllakosur Ukrainën që nga vitit 2022.

Në reagimin e tij, Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, e cilësoi këtë propozim si një “marrëzi”. Ai shtoi se Rusia ka treguar se mund të arrijë “paqen përmes forcës”, duke përmendur sulmet me dron dhe raketa që goditën kryeqytetin ukrainas, Kievin, javën e kaluar.

Aktualisht, Rusia kontrollon më pak se 20 për qind të territorit të Ukrainës, ose rreth 112,000 kilometra katrorë, ndërsa Ukraina kontrollon një pjesë të vogël të territorit rus në rajonin perëndimor të Kursk./UBTNews/

Exit mobile version