Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka ngritur një shqetësim të madh duke deklaruar se Ukraina mund të pushojë të ekzistojë deri në vitin 2034. Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj planit të supozuar për pranimin e Ukrainës në NATO në atë vit.
Medvedev tha se, “Nuk është rastësi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha hapur se do të ishte një skenar pozitiv nëse Ukraina i bashkohet aleancës në vitin 2034. Që do të thotë se nuk do të bëhet kurrë.”
Zyrtari rus i sigurisë vazhdoi me parashikimin e tij: “Deri në atë kohë asnjë nga udhëheqësit aktualë të NATO-s nuk do të mbetet në postet e tyre,” duke shtuar se është e mundur që “Ukraina të mos ekzistojë më gjithashtu.”
Deklaratat e Medvedev sugjerojnë një qëndrim të ashpër të Rusisë në lidhje me integrimin e mundshëm të Ukrainës në strukturat perëndimore të sigurisë, duke e paraqitur si një situatë e cila mund të shkaktojë jo vetëm ndryshime politike, por edhe transformime themelore në hartën gjeopolitike të rajonit./UBTNews/