UBT News

Mediumi danez raporton se Danimarka pezulloi marrëveshjen me Kosovën për burgjet

Mediumi danez Ekstra Bladet raportoi se Danimarka pezulloi marrëveshjen me Kosovën për burgjet, sipas të cilës do të dërgohen në Kosovë të burgosurit që janë dënuar me deportim.

Ekstra Bladet, që citon Shoqatën e Burgjeve të Danimarkës, thotë se pezullimi i marrëveshjes erdhi për shkak të mungesës së financave për këtë projekt.

Me këtë marrëveshje, Danimarka do t’i merrte me qira për dhjetë vjet 300 qeli në Gjilan, si dhe do t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet./UBTNews/

Exit mobile version