UBT News

Mediat: Zelensky u shpëtoi 3 atentateve brenda disa ditësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka shpëtuar të paktën tri përpjekjeve për ta vrarë atë, javën e kaluar.

Këtë e raporton The Times, sipas të cilit, dy grupe të ndryshme thuhet se u dërguan për të vrarë presidentin Zelensky.

Bëhet fjalë për mercenarë nga grupi Wagner i mbështetur nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene. Të dy u penguan nga elemente kundër luftës brenda Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB).

Mercenarët e Wagner në Kiev kanë pësuar humbje gjatë përpjekjeve të tyre dhe thuhet se janë alarmuar nga sa saktë ukrainasit i kishin parashikuar lëvizjet e tyre. Një burim i afërt me grupin tha se ishte “e frikshme” se sa mirë dukej se ishte ekipi i sigurisë i Zelenskyt.

Exit mobile version