UBT News

Mediat izraelite: Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pritet të finalizohet të enjten

Rockets are seen in the night sky fired towards Israel from Beit Lahia in the northern Gaza Strip on May 14, 2021. - Israel bombarded Gaza with artillery and air strikes on Friday, May 14, in response to a new barrage of rocket fire from the Hamas-run enclave, but stopped short of a ground offensive in the conflict that has now claimed more than 100 Palestinian lives. As the violence intensified, Israel said it was carrying out an attack "in the Gaza Strip" although it later clarified there were no boots on the ground. (Photo by ANAS BABA / AFP)

Duke përjashtuar çdo zhvillim të papritur, një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit do të hyjë në fuqi të Enjten, ka thënë një zyrtar i lartë i Izraelit, sipas të përditshmes Haaretz.

“Nuk ka asnjë rezultat vendimtar dhe nuk do të ketë një të tillë,” citohet të thotë zyrtari. “Të gjithë jemi të lodhur”.Media të ndryshme hebraike po raportojnë se një armëpushim pritet brenda 2-3 ditësh pasi të dy palët kanë përmbushur qëllimet e tyre kryesore të deklaruara në konfliktin aktual.

Sidoqoftë, një burim diplomatik i njohur me përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit thotë për Times of Israel se bisedimet janë ende duke vazhduar dhe se asnjë marrëveshje e tillë nuk është arritur.

Raportohet se edhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka informuar Uashingtonin se ai është gati për një armëpushim duke filluar të enjten. Një raport më herët tha se Egjipti ka propozuar një armëpushim duke filluar të enjten në 6 të mëngjesit dhe se Hamasi ka rënë dakord për ofertën.TCH

Exit mobile version