Ministri i Brendshëm socialdemokrat i shtetit të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius, do të shërbejë si ministri i ardhshëm i mbrojtjes i Gjermanisë, raportuan të martën disa media gjermane.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dha dorëheqje të hënën. Lajmi erdhi pasi mediat gjermane raportuan të premten se shefja e mbrojtjes synonte të jepte dorëheqje pas një mesazhi që ajo postoi në rrjete sociale në natën e Vitit të Ri e që u kritikua shumë./UBTNews/