Beau Biden, djali i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, është nderuar të dielën me medaljen presidenciale të Kosovës.
Presidentja Osmani lavdëroi dhe falënderoi për punën dhe kontributin e tij dhënë në fushën e drejtësisë pasluftës në Kosovë. Për këtë raportuan mediumet e mëdha botërore.
“Në 2016-n Joe Biden, atëherë nënkryetar i SHBA-së, zbuloi një memorial për djalin e tij në Kosovë. Një rrugë që çon në Kampin Bondsteel, vendi i rreth 700 amerikanëve që ende ndihmojnë në ruajtjen e paqes së brishtë në Kosovë, u emërua gjithashtu sipas Beau Biden”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Emërtimi i rrugëve sipas zyrtarëve amerikanë është bërë traditë në Kosovë, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptare etnike dhe e konsideron SHBA-në shpëtimtaren e saj, për mbështetjen e një fushate bombardimesh në 1999, që privoi Serbinë nga kontrolli i Kosovës”.
Duke raportuar për ngjarjen, AP NEWS shkroi se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas një lufte me forcat serbe.
“Lufta përfundoi pas një fushate ajrore 78-ditore e NATO-s përzuri trupat serbe madhe një forcë paqeruajtëse u fut. Shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur Kosovën, por Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina nuk e njohin. Tensionet mbi Kosovë mbesin një burim i paqëndrueshëm në Ballkan”, raporton ky medium amerikan./koha