UBT News

Me urdhër të Prokurorisë Speciale i sekuestrohet telefoni edhe Nait Hasanit

Ish-të burgosurit politik, deputetit dhe ambasadorit, Nait Hasani, të dielën i është konfiskuar telefoni me urdhër të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Për këtë arsye Hasani është shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it për tri orë në bazën e tyre në Fushë Kosovë.

Ndryshe, me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX ka bastisur të martën banesën e familjarëve të heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ndërsa në mbrëmje i ka sekuestruar telefonin edhe ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës. 

Exit mobile version