UBT News

Me tryezë diskutimi, fillon aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore

Ka filluar aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore duke diskutuar rreth trashëgimisë kulturore si sektor potencial për zhvillimin e turizmit dhe sfidat e këtij sektori.

Panelistët dr.sc Emine Daci, dr.sc Qazim Namani, dr.sc Shaqir Elezi, msc. Emin Sallahu, dr.sc Pajazit Hajzeri dhe dr.sc Sali Krasniqi, ishin pjesëmarrës të një tryeze të diskutimit, ku u shkëmbyen mendime dhe u pasqyruan shumë monumente të trashëgimisë, të cilat sipas panelistëve, me një ndërhyrje të shpejtë nga institucionet relevante mund të jenë asete shumë të mira për zhvillimin e turizmit kulturor.

Ndër të tjera, në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore, u diskutua për ndërlidhjen e turizmit natyror dhe atij kulturor në të njëjtën kohë, duke i shfrytëzuar këto resurse që i ka natyra, nga antikiteti deri tek ditët e sotme.

Nga kjo tryezë diskutimi, panelistët nxorrën një konkluzion, duke thënë se monumentet e trashëgimisë kulturore nuk janë trajtuar dhe ende vazhdojnë të mos trajtohen në mënyrën e duhur nga institucionet kompetente të vendit, që ato më pas të shndërrohen në resurse për zhvillimin e turizmit kulturor.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore aktivitetin e saj do ta vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, përmes vizitave në vende të ndryshme të Kosovës, monumente të kulturës, komplekse  të kullave, e muze të qyteteve.

Exit mobile version