Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin korrik të vitit 2023.
Sipas të dhënave nga ASK-ja, në korrik të vitit 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 mijë e 341, prej tyre 34,73%, ishin vendorë dhe 65,27% ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022 (sa ishin 53 820 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 32,6%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 177 mijë e 383, prej tyre 42,64% nga vendorët dhe 57,36% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 7 mijë e 582 vizitorë dhe 38 mijë e 145 net-qëndrime.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2022) ka rritje të vizitoreve për 21,24%.
Në total, 45 mijë e 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.