Më shumë se gjysma e kompanive gjermane po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, njoftoi të enjten Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK).
Përqindja e kompanive që u përballën me vështirësi në punësim ishte në nivelin më të lartë ndonjëherë, sipas DIHK në sondazhin e realizuar me 22 mijë kompani, ku 53% e tyre raportuan për mungesë të fuqisë punëtore.
“Mund të supozojmë se rreth 2 milionë vende të lira pune do të mbeten të paplotësuara”, tha Achim Dercks, Zëvendësshefi Ekzekutiv i DIHK-së.
“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar nuk është vetëm një barrë për bizneset, por gjithashtu rrezikon suksesin në detyra të rëndësishme për të ardhmen si tranzicioni i energjisë, dixhitalizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës”, shtoi ai tutje.
Sipas tij, punëtorët me aftësitë përkatëse janë gjithnjë e më të rrallë, veçanërisht në sektorët e prodhimit që janë motori i centralit gjerman eksportues.
Në sondazh thuhet se 67% e prodhuesve të pajisjeve elektrike nuk janë arritën të plotësojnë vendet vakante dhe 67% e kompanive të inxhinierisë mekanike. Në prodhimin e makinave, 65% e kompanive raportuan mungesë të fuqisë punëtore./UBTNews/