Më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Rreth 4.3 milion fëmijë – më shumë se gjysma e popullsisë fëmijë prej 7.5 milion – janë zhvendosur në një muaj që nga fillimi i luftës. Kjo përfshin rreth 1.8 milionë fëmijë që kanë ikur në vendet fqinje dhe 2.5 milionë të zhvendosur brenda Ukrainës, sipas agjencisë së OKB-së, e cila është e fokusuar në ofrimin e ndihmës humanitare për fëmijët.
“Lufta ka shkaktuar një nga zhvendosjet më të shpejta në shkallë të gjerë të fëmijëve që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
Lufta ka rezultuar gjithashtu në vdekjen e të paktën 128 fëmijëve që nga fillimi i luftës, sipas Lyudmyla Denisova, komisioneres së të drejtave të njeriut në Ukrainë.
172 fëmijë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës, tha Denisova, duke shtuar megjithatë se numri aktual ka të ngjarë shumë më i lartë./UBTNews/