Forcat ruse po e bombardojnë pa pushim Khersonin në Ukrainën jugore me artileri dhe raketa. Vetëm të enjten rajoni u bombardua 81 herë, tha Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake rajonale.
“Armiku sulmoi qytetin Kherson 27 herë. Predhat e armikut goditën një dyqan, objekte infrastrukturore kritike, ndërmarrje industriale, ndërtesa private dhe apartamente”, tha Yanushevych.
Një person mbeti i plagosur nga bombardimet të enjten./UBTNews/