UBT News

Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi që nga fillimi i luftës, thotë zyrtarja ruse

Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi që nga fillimi i luftës, sipas Maria Lvova-Belova, ombudspersonja ruse për të drejtat e fëmijëve.

“Që nga shkurti i vitit 2022, Federata Ruse ka pranuar rreth 4.8 milionë banorë të Ukrainës dhe republikave të Donbasit, nga të cilët më shumë se 700 mijë janë fëmijë”, tha ajo në një raport të hënën.

Sipas raportit, shumica e tyre ishin me “me prindërit e tyre ose të afërmit e tjerë”./UBTNews/

Exit mobile version