Media shtetërore iraniane raporton se 73 persona u vranë dhe më shumë se 170 u plagosën në dy shpërthime gjatë një ceremonie në Kerman në shënim të përvjetorit të vrasjes së një komandanti të lartë. Autoritetet iraniane thonë se ishte sulm terrorist.
Të paktën dy shpërthime u raportuan gjatë një ceremonie në shënim të përvjetorit të katërt të vdekjes së Qassem Soleimanit, një gjenerali të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra si pasojë e një sulmi me dron amerikan në Irak në vitin 2020.
Irani është financues dhe mbështetës i njohur i Hamasit dhe Hezbollahut dhe këto shpërthime vijnë mes shqetësimeve për përshkallëzimin e tensioneve rajonale./UBTNews/