Më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion.
Sipas një raporti të publikuar të enjten, numri i personave të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë është rritur në të paktën 17.5% – ose më shumë se një në gjashtë – të popullsisë së Ukrainës të paraluftës.
Sondazhi i fundit, i kryer midis 11 dhe 17 prillit, zbuloi se të paktën 60% e të zhvendosurve brenda vendit janë gra. U raportua për mungesë të disa produkteve ushqimore. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, 28% e familjeve me fëmijë nën moshën pesëvjeçare thanë se po hasin në vështirësi në furnizimin me ushqim të fëmijëve të tyre.
“Gratë dhe fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara janë prekur në mënyrë disproporcionale pasi të gjithë përfaqësojnë një grup shumë të cenueshëm njerëzish”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, António Vitorino.
Me më shumë se pesë milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët./UBTNews/