UBT News

Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë, sipas UNICEF

Më shumë se 8,300 njerëz janë vrarë në Gaza në rreth më pak se tre javë, sipas ministrisë së shëndetësisë, e cila pretendon se 66% e tyre janë gra dhe fëmijë.

Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, drejtoresha ekzekutive e organizatës Catherine Russell tha se kjo shifër përfshin të paktën 3,400 fëmijë.

“Pas pak më shumë se tre javësh, shifra shkatërruese po shtohet shpejt, me shkelje të rënda të shfrenuara që po kryhen ndaj fëmijëve”, tha ajo.

“Kjo do të thotë se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë – një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë”.

Ajo tha se dhuna që po ushtrohet ndaj fëmijëve shtrihet përtej Rripit të Gazës.

Në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, të paktën 37 fëmijë raportohet se janë vrarë, tha ajo. Ndërsa në Izrael, më shumë se 30 fëmijë thuhet se janë vrarë dhe të paktën 20 janë marrë peng, shtoi ajo./UBTNews/

Exit mobile version