UBT News

Më shumë se 40 qytete u goditën nga Rusia në 24 orët e fundit, thotë Ukraina

Mbi 40 qytete u goditën nga granatimet ruse deri në mëngjesin e sotëm, thanë zyrtarët ukrainas.

Rusia lëshoi pesë raketa, 12 sulme ajrore dhe mbi 83 sulme nga granata me raketa, sipas shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës. Më shumë se 40 vendbanime u prekën – kryesisht në Ukrainën jugore dhe juglindore.

Dy dronë rusë në rajonin e Odesas goditën objektivat ushtarake dhe shkaktuan zjarr dhe ndezën municione, tha komanda jugore e Ukrainës.

Forcat ajrore të Ukrainës filluan 33 sulme si kundërpërgjigje, duke goditur 25 zona armike, shtoi shtabi i përgjithshëm./UBTNews/

Exit mobile version