Më shumë se 3790 shkolla dhe çerdhe janë dëmtuar ose shkatërruar në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj vitin e kaluar, thotë Human Rights Watch (HRW).
Organizata tha se fëmijët ukrainas kanë “paguar një çmim të lartë” gjatë luftës, duke i quajtur sulmet ndaj arsimit “sulme ndaj të ardhmes së tyre”.
Shumica e dëmeve në objektet arsimore erdhi nga sulmet ajrore, granatimet e artilerisë dhe sulmet me raketa. HRW gjithashtu pretendoi se municione thërrmuese ishin përdorur në disa raste.
“Forcat ruse plaçkitën shpesh shkollat që ata pushtuan, një krim lufte”, tha ai./UBTNews/