Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se më shumë se 300 milionë persona janë vaksinuar në BE. Në veçanti, Von der Leyen vuri në dukje se çdo ditë e më tepër se BE i afrohet qëllimit për të vaksinuar 70% të të rriturve muajin tjetër.
Aktualisht, vetëm katër vaksina janë miratuar nga EMA: ato nga “Pfizer/BioNTech”, “Moderna”, “AstraZeneca/Oxford” dhe “Johnson & Johnson”.