34 gazetarë janë vrarë në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, tha të mërkurën grupi ndërkombëtar për lirinë e medias, Reporterët pa Kufij, duke akuzuar të dyja palët për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës.
Reporterët pa Kufij (RSF) u bëri thirrje prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojnë vdekjet. Organizata tha se ka paraqitur tashmë një padi në lidhje me vrasjen e tetë gazetarë palestinezë gjatë bombardimeve të Izraelit ndaj zonave civile në Rripin e Gazës, dhe lidhur me vrasjen e një gazetari izraelit gjatë sulmit të befasishëm të Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor.
“Shkalla, serioziteti dhe natyra e përsëritur e krimeve ndërkombëtare që synojnë gazetarët, veçanërisht në Gaza, kërkon një hetim prioritar nga prokurori i ICC”, tha sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.
Është ankesa e tretë e tillë që grupi ka paraqitur që nga viti 2018 duke pretenduar për krime lufte kundër gazetarëve palestinezë në Gaza. Izraeli thotë se po bën çdo përpjekje për të shmangur vrasjen e civilëve./UBTNews/