Në total 263 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, konfirmoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Edhe 478 fëmijë janë lënduar deri më tani.
Autoritetet ukrainase thonë se 15 mijë e 704 krime lufte janë regjistruar se janë kryer nga forcat ruse deri më tani dhe 623 persona të dyshuar janë identifikuar.
Rusia akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve të agresionit në shumë raste, por ajo vazhdimisht i ka mohuar akuzat./UBTNews/