Travis Scott po vazhdon të përballet me shumë reagime pas tragjedisë në Astroword, ku mbetën të vdekur tetë nga fansat e tij, përcjell UBT News.
Së fundi një peticion në internet po bën thirrje që ai të largohet nga Coachella, peticion ky që është nënshkruar nga afër 30,000 mijë njerëz. Organizatorët e festivalit tani janë nën presion për të hequr reperin nga lista e tyre pas tragjedisë në Teksas.
Reperi është paditur për ‘nxitje të kaosit’ ndërsa ishte në skenë në Houston më 5 nëntor, ku si pasojë e turmës së madhe u vranë tetë persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Një peticion në internet tani po i kërkon firmës Coachella Goldenvoice dhe shefit të kompanisë së tyre, Paul Tollett, të largojnë Scott nga ngjarja, e cila do të zhvillohet në Kaliforninë jugore më 15-17 dhe 22-24 prill 2022.
Deri më tani, afro 25,000 nënshkrime i janë shtuar apelit të change.org, të titulluar “Remove Travis Scott as a Goldenvoice performer”.
Reperi tashmë është hequr nga një paraqitje e ardhshme në festivalin ‘Day N Vegas’ në Nevada, ku ai fillimisht ishte parashikuar si performuesi kryesor. Tre ditë pas tragjedisë së Teksasit, organizatorët konfirmuan se ai nuk do të performojë, dhe se ishte zëvendësuar nga Post Malone.
Avokati i Teksasit, Thomas J. Henry, po përfaqëson 68 viktima në një padi kundër Scott dhe reperit Drake, si dhe organizatorëve Live Nation, stadiumit NRG, me dhjetëra raste të tjera që pritet të pasojnë.
Familjarët e viktimave po kërkojnë që Scott të mbahet përgjegjës për tragjedinë pasi ai vazhdoi të performonte ndërsa turmat brohorisnin “ndalo shfaqjen”.
Gjithashtu në internet ka bërë bujë një video ku shihet Travis duke vazhduar të performojë njërën nga këngët e tij,teksa ai po shihte fansat e tij që bartnin një person pa vetëdije./UBTNews/