Më shumë se 200 mijë qytetarë rusë kanë mbërritur në Kazakistan qëkur presidenti rus, Vladimir Putin shpalli urdhrin e tij të pjesshëm të mobilizimit, sipas ministrit të Brendshëm të Kazakistanit, Marat Akhmetzhanov.
Prej tyre, më shumë se 147 mijë janë larguar tashmë që nga 21 shtatori, tha Akhmetzhanov për agjencinë shtetërore të lajmeve kazake Kazinform.
Të hënën, Akhmetzhanov tha se mbi 7 mijë mbërritën dhe 11 mijë u larguan, sipas Kazinform. Ai tha gjithashtu se 68 rusë kanë aplikuar për shtetësi kazake./UBTNews/