Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po ndjek një “politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit tonë” në zonat kryesisht të largëta të Rusisë.
Gjatë një adresimi të mërkurën, Zelensky tha se më shumë se 200 mijë fëmijë janë deportuar deri më tani.
“Rusia “largon me forcë si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Ky është një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Rusi. Në total, më shumë se 200 mijë fëmijë ukrainas janë dëbuar deri më tani. Këta janë jetimë nga jetimoret. Dhe fëmijë me prindër. Dhe fëmijë të ndarë nga familjet e tyre ”, tha Zelensky.
“Shteti rus i shpërndan këta njerëz në territorin e tij dhe i vendos qytetarët tanë, veçanërisht në rajone të largëta. Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht të vjedhë njerëzit, por t’i bëjë të dëbuarit të harrojnë Ukrainën dhe të mos mund të kthehen”, deklaroi ai.
Presidenti ukrainas njoftoi se së paku edhe 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 janë lënduar gjatë luftës, dhe 139 të tjerë janë zhdukur./UBTNews/