Zyrtarët ukrainas thonë se 23 persona janë vrarë dhe 28 janë plagosur nga një sulm i forcave ruse ndaj një autokolone civile që po largohej nga qyteti i Zaporizhzhias.
“Armiku nisi një sulm me raketa mbi një kolonë civile humanitare në rrugën e daljes nga Zaporizhzhias” tha Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, në Telegram.
“Njerëzit ishin në radhë për t’u larguar në territorin e pushtuar përkohësisht, për të marrë të afërmit e tyre, për të ofruar ndihma”.
Pamjet dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete të rrënuara dhe disa trupa në rrugë.
Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit të pushtuar të Melitopolit, tha në Telegram: “Njerëzit largohen nga Zaporizhzhia çdo ditë për të mbështetur të afërmit e tyre, për të ofruar ilaçe jetësore për popullatën civile dhe për t’u kthyer”.
“Është e pamundur që tani të numërohet edhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve”.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, thotë se gjithsej 16 raketa u lëshuan nga forcat ruse në zonën ku u godit kolona civile.
Forcat ruse përdorin shpesh raketat S-300 në konfliktin në Ukrainë./UBTNews/