Mbi 100 përkthyes letrarë kanë nënshkruar një deklaratë duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza dhe duke u solidarizuar me palestinezët atje.
Deklarata, e cila u organizua nga përkthyeset Anna Gunin dhe Maya Chhabra, bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza dhe dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Edhe në kohë pikëllimi të madh, parimi themelor i imunitetit civil nuk duhet të shkelet. Të kuptosh dhimbjen e izraelitëve pasi ata kanë frikë për jetët e pengjeve nuk do të thotë të justifikosh veprimet e qeverisë izraelite”, thuhet në deklaratë.
Përkthyesit letrarë kërkuan gjithashtu heqjen e bllokadës në mënyrë që ndihma humanitare të mund të hynte në enklavën e rrethuar dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve./UBTNews/