Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai “mund të kishte vdekur” pas sulmit të së dielës mbrëma në një tubim zgjedhor në Pensilvani.
Në një prej intervistave të para që nga incidenti, Trump iu tha mediave se “atë e shpëtoi fati ose Zoti”.
“Gjëja më e çuditshme ishte që unë nuk e ktheva kokën në atë moment, por e ktheva kokën në momentin e duhur”, deklaroi mes tjerash Trump.
“Unë duhet të isha i vdekur, nuk duhet të isha këtu”, shtoi tutje Trump.
Një spektator vdiq si pasojë e sulmit, ndërsa dy të tjerë pësuan plagë serioze. Edhe sulmuesi, i quajtur Thomas Matthew Crooks, ka mbetur i vdekur./UBTNews/