Në raportin mbi fluturimet të përgatitur më 9 qershor nga EUROCONTROL thuhet se fluturimet arritën në nivele rekord pas rritjes së normave të vaksinimit në Evropë.
Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore (EUROCONTROL) njoftoi se pas rritjes së normave të vaksinimit kundër COVID-19 në Evropë fluturimet ditore arritën në nivele rekord, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin mbi fluturimet të përgatitur më 9 qershor nga EUROCONTROL thuhet se fluturimet arritën në nivele rekord pas rritjes së normave të vaksinimit në Evropë.
Sipas të dhënave të javës së kaluar për fluturimet, në Spanjë u kryen 2.182 fluturime ditore me një rritje 32 për qind, në Itali 1.651 fluturime me një rritje 39 për qind, në Greqi 833 fluturime me një rritje 49 për qind dhe në Gjermani 2.518 fluturime me një rritje 19 për qind.
Ndërsa në Turqi u kryen 1.666 fluturime me një rritje 15 për qind dhe në Francë 2.327 fluturime.