UBT News

Presidenti Biden njofton planin për të luftuar variantin Omicron

U.S. President Joe Biden speaks about the country's fight against the coronavirus disease (COVID-19) at the White House in Washington, U.S., December 21, 2021. REUTERS/Kevin Lamarque

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi dje se do të ketë më shumë vende për vaksinim dhe testim për të trajtuar rritjen e raste të nxitura nga varianti Omicron dhe tha se 500 milionë teste të shpejta falas në shtëpi do të jenë të disponueshme për amerikanët duke filluar nga janari.

Varianti omicron të hënën u bë lloji dominues i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ku zyrtarët federalë të shëndetësisë thanë se ky variant përbënte 73% të infeksioneve të reja javën e kaluar.

Presidenti Biden pranoi se shumë amerikanë të vaksinuar ka të ngjarë të rezultojnë pozitivë me variantin shumë infektiv Omicron, por ai theksoi mbrojtjen që mund të ofrojnë vaksinat veçanërisht përforcuesit, kryesisht për ata që planifikojnë të mblidhen me familjen e tyre përpara festave të fundvitit.

“Të pavaksinuarit janë përgjegjës për zgjedhjet e tyre”, tha Biden, por vuri në dukje se ato zgjedhje janë “ushqyer” nga dezinformatat që qarkullojnë në mediat sociale dhe televizion.

Biden ishte gjithashtu i qartë teksa njoftoi hapa të rinj për të ndihmuar vendin mes përhapjes së Omicron ku sipas tij, vendi është më mirë se sa ishte vitin e kaluar.

“Jo, ky nuk është marsi i vitit 2020”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version