Nga të dhënat e sondazhit të realizuar nga Levada Center del se vetëm 47% e rusëve do të dëshironin që ta shihnin Putinin si president të Rusisë pas vitit 2024, kur edhe përfundon mandati i tij.
Në anën tjetër 42% e rusëve nuk e duan Putinin si president pas përfundimit të mandatit në vitin 2024. Kjo është shifra më e lartë që nga viti 2013, çka tregon në popullaritetin në rënie të Putinit.
Është interesant fakti se përqindja më e madhe e të intervistuarve që e dëshirojnë Putinin si president edhe pas vitit 2024, është e personave që e shikojnë rregullisht TV. Tek kjo kategori përqindja e atyre që e mbështesin Putinin shkon deri në 65%, çka lë të kuptohet se opinioni në Rusi është i ndikuar nga mediat qeveritare që plasojnë lajme me qëllim dezinformimin e opinionit.
Një e katërta e rusëve (26%) janë të bindur se në Rusi ekziston kulti i personalitetit të Putin çka edhe ndikon në mbështetjen e tij, pavarësisht rezultateve dhe punës së tij.
Pjesëmarrësve të sondazhit i është bërë edhe pyetja se për interesat e cilës kategori punon Putin? Nga ta, 40% mendojnë se Putin mbështet interesat e strukturave të sigurisë. Gjithashtu, 40% besojnë që Putin mbështet interesat e oligarkëve dhe bizneseve të mëdha.
Përqindja prej 80% e të intervistuarve që besojnë që Putin mbështetë strukturat e sigurisë dhe oligarkët është më e larta që nga viti 2017. Kjo tregon se pjesa dërmuese e rusëve nuk besojnë që Putin punon për interesat e shumicës së banorëve të Rusisë, por për interesat e elitës së Kremlinit që janë të lidhur me oligarkët rusë dhe strukturat e sigurisë që sigurojnë pushtetin e Putin.