Afërsisht 4 mijë civilë kanë mbetur në qytetin lindor të Bakhmutit, njoftoi të martën zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk.
“Deri më sot, më pak se 4 mijë njerëz kanë mbetur në Bakhmut. Nëse flasim për fëmijë, rreth 38 fëmijë, me sa e dimë, janë ende në Bakhmut”, deklaroi ajo.
“Mbi 70 mijë njerëz jetonin në Bakhmut, domethënë 95% prej tyre u evakuuan. Për sa u përket fëmijëve, ishin 12 mijë”, shtoi ajo.
Vereshchuck tha se punëtorët ukrainas ende po punojnë për të evakuuar pjesën e mbetur të popullsisë, por situata aktuale ua bën punën edhe më të vështirë./UBTNews/