UBT News

Më pak njerëz po martohen, ndërsa shkalla e divorcit është rritur, sipas studimit

Një studim i ri ka zbuluar se sa shumë shoqëria ka ndryshuar sa i përket martesës dhe divorcit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare që mblodhi të dhënat e regjistrimit midis viteve 1961 dhe 2011 në Angli dhe Uells, më pak njerëz po martohen dhe shumë më tepër po divorcohen.

Në vitin 1961, regjistrimi zbuloi se 68 përqind e njerëzve të moshës mbi 16 vjeçare ishin të martuar, ndërsa vetëm 0.8 përqind ishin të divorcuar. Ndërsa më 2011 49 përqind ishin të martuar dhe nëntë përqind të ndarë.

Shkaqet e kësaj ende nuk mund të definohen./UBTNews

Exit mobile version