Një studim i ri ka zbuluar se sa shumë shoqëria ka ndryshuar sa i përket martesës dhe divorcit në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare që mblodhi të dhënat e regjistrimit midis viteve 1961 dhe 2011 në Angli dhe Uells, më pak njerëz po martohen dhe shumë më tepër po divorcohen.
Në vitin 1961, regjistrimi zbuloi se 68 përqind e njerëzve të moshës mbi 16 vjeçare ishin të martuar, ndërsa vetëm 0.8 përqind ishin të divorcuar. Ndërsa më 2011 49 përqind ishin të martuar dhe nëntë përqind të ndarë.
Shkaqet e kësaj ende nuk mund të definohen./UBTNews