Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar me një minutë heshtje të gjithë të rënët e Srebrenicës. Në sallë alternative po mbahet seancë e jashtëzakonshme për përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë.
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës u miratua shpallja e 11 korrikut si ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.