Qeveria iraniane pranoi për herë të parë të shtunën se kishte dërguar një numër të kufizuar dronësh në Rusi, duke pretenduar se kjo ka ndodhur në muajt para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.
Deklarata e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian vjen pas mohimeve të mëparshme nga Teherani se kishte furnizuar Rusinë me armë për përdorim në Ukrainë, duke thënë se “nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë”.
Amirabdollahian nuk tha nëse dronët që u furnizuan në Moskë ishin ato që mbanin eksploziv.
“Disa vende perëndimore e kanë akuzuar Iranin se po ndihmon luftën në Ukrainë duke i ofruar dronë dhe raketa Rusisë. Pjesa në lidhje me raketat është krejtësisht e gabuar. Pjesa për dronët është e saktë, ne i siguruam Rusisë një numër të kufizuar dronësh në muajt para fillimit të luftës në Ukrainë”, u tha Amirabdollahian gazetarëve në Teheran.
Dronët vetë-shpërthyes, të njohur gjithashtu si “dronë vetëvrasës”, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikt që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të shkurtit. Ata janë në gjendje të qarkullojnë për ca kohë në një zonë të identifikuar si një objektiv i mundshëm dhe të godasin vetëm pasi të identifikohet një mjet armik./UBTNews/