Priyanka Shankar nga AL JAZEERA
Gjuha e urrejtjes që synon myslimanët dhe hebrenjtë në Evropë është në rritje ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit është ndezur, ka paralajmëruar një zyrtar i Bashkimit Evropian i ngarkuar me luftimin e islamofobisë.
“Ne kemi parë një trend shumë të qartë në rritje të urrejtjes anti-myslimane dhe narrativave antisemitike. Kjo gjuhë e urrejtjes varion nga mikroagresionet deri te kërcënimet e qarta dhe ne kemi parë që shumica e saj ndodh në platformat e mediave sociale”, tha Marion Lalisse për Al Jazeera.
“Urrejtja ndaj muslimanëve, në veçanti, ka të bëjë me stereotipet negative që i konsiderojnë muslimanët si një grup monolit të përfshirë në dhunë. Paragjykime të tilla janë të përhapura në vendet e BE-së”.
Lalisse tha se nevojiten kërkime mbi mënyrën se si evropianët po edukohen mbi myslimanët dhe Islamin.
“Unë u rrita në Francën rurale, e cila ishte shumë e larmishme dhe më mësuan për fenë dhe kulturën myslimane të njerëzve që ndjekin këtë besim, në një mënyrë që nuk i portretizonte ata si kërcënime”, shtoi ajo./UBTNews/