UBT News

Me mollë dhe mjaltë largoni rrudhat

Në luftën kundër rrudhave, gjithçka është e mirëpritur nëse është natyrale dhe jo agresive.

Rekomandohet një maskë me një mollë jeshile, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë. Qëroni një mollë dhe priteni në copa, pastaj përzieni me qumësht. Shtoni mjaltin dhe përzieni gjithçka mirë derisa të merrni një përzierje kompakte.

Vendosni maskën në mënyrë të barabartë nga gjoksi në ballë. Lëreni të veprojë për 20 minuta, pastaj pastrojeni me ujë. Një herë në javë, vendosni këtë maskë në lëkurën tuaj dhe do të vini re që lëkura juaj bëhet më e fortë dhe më e shndritshme.

Exit mobile version