Ka filluar edicionin e sivjetshëm Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, e cila do të përfshijë diskutime, forume, punëtori dhe aktivitete të ndryshme rreth ekonomisë, financave, bankave dhe sigurimeve.
Hapjen zyrtare të kësaj akademie e bëri profesori Kestrim Avdimetaj, i cili ritheksoi nevojën e pjesëmarrjes së studentëve për të përforcuar njohuritë e tyre rreth fushës së ekonomisë, ndërsa profesoresha Arta Mulliqi, ligjëroi rreth temës: “Eksternalitetet, inefiçienca e tregut dhe roli i politikave publike”, si dhe profesori Sami Mazreku, ligjëroi rreth temës: “Roli i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe sfidat e Kartonit të Gjelbër”.
Dita e dytë, po ashtu është karakterizuar me shtjellimin e ligjëratave tematike, profesori Kestrim Avdimetaj ka folur rreth temës: “Rritja ekonomike dhe determinantat e saj në vendet e Ballkanit e Perëndimor”, ndërsa Safet Gërxhaliu, ka ligjëruar për ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme që për synim kanë nxitjen interaktivitetit të studentëve dhe zhvillimin e njohurive të tyre përmes folësve që janë ekspertë dhe profesionistë të fushës ekonomisë.