UBT News

Me këto produkte shtëpia juaj do të mbajë aromë të mirë!

Trajtimet me aroma të caktuara apo të quajturat ndryshe aromaterapi janë një mënyrë e mirë për të promovuar shëndet.

Ato ndihmojnë në çlirimin nga dhimbjet, qetësimin e nervave, ndihmojnë me gjumin e mirë dhe mund të luftojnë bakteret e këqija.

E megjithëse në këtë artikull nuk do të trajtojmë posaçërisht këto lloj trajtimesh, aromat e mirë përreth janë gjithnjë një hap drejt mirëqenies.

Nëse doni që shtëpia juaj të mbajë gjithnjë erë të freskët natyre mund të provoni parfumët natyralë.

Këto mund t’i përgatisni vetë në shtëpi në disa minuta e t’i shijoni përgjatë gjithë ditës, sidomos kur keni gatuar gjatë.

Ndiqni më poshtë një mënyrë interesante që ju ndihmon me pastrimin e ajrit në ambientet ku qëndroni.

Përbërësit

1 l ujë

1 portokall

128 gr boronica të kuqe

1 lugë gjelle fara karafili

2 degë të freskëta rozmarinë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj rcete AgroWeb.org ju këshillon të prisni portokallin në feta të holla dhe ta shtoni në një tenxhere.

Po aty hidhni bornicat e kuqe, farat e karafilit, 2 degët e freskëta të rozmarinës dhe pak ekstrakt vanilje apo kanellë.

Sipas dëshirës tuaj mund të shtoni apo zëvendësoni edhe përbërës të tjera që ju gjenden në shtëpi.

Përshembull mund të përdorni edhe gjethe dafine, kanellë apo fruta të tjera të stinës siç janë mollët.

Në fund tek kjo përzierje shtoni përafërsisht edhe 1 litër ujë ose derisa tenxherja të mbushet plotësisht.

Vendoseni të ziejë dhe përzieni herë pas here që përbërësit të lëshojnë aromat e tyre.

Në vetëm pak minuta shtëpia juaj do të mbushet me aromë të freskët frutash.

Lëreni të ziejë në zjarr të avashtë derisa uji të avullojë dhe mund të shtoni përsëri./AgroWeb.org

Exit mobile version