Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, po merr pjesë në konferencën Globale të Koalicionit.
Në llogarinë e saj në Twitter, kryediplomatja ka thënë se Kosova mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.
“E nderuar që mbërrita në Riad me ftesë të Sekretarit Antony Blinken dhe Princit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në Konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kujtojmë se kjo konferencë po zhvillohet në një kohë kur veriu i Kosovës është ende i tensionuar për shkak të protestave që po organizohen qytetarët serbë.