Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku ndër të tjera po diskutohej edhe rasti i 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona.
Derisa po thuhej nga KGjK-ja se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, përfaqësues të organizatave kanë ndërprerë konferencës me fishëllima të bilbilave.
Arsyetimi i ndërprerjes së konferencës ishte se edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.