Me ceremoni shtetërore e ka nisur ditën e parë të punës presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.
Në këtë organizim ku Vjosa Osmani ka marrë detyrën e presidentit të Kosovës, përvec bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhr ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Presidenca ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk është organizuar një ceremoni inaugurimi, megjithatë, janë parapraë disa aktivitete për pranimim e detyrës.
Presidentja, në ditë e parë të punës do të pres sot në takim ekipin e xhudistëve kampionë, nxenësit e Institutit ATOMI dhe do të vizitojë qendren e vaksinimit.
Gjithashtu, Osmani do të bëjë homazhe në Prekaz dhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.