Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ceremoni shtetërore e ka pritur kancelarin austriak, Karl Nehammer.
Pas këtij takimi, kryeministri Kurti e kancelari Nehammer do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Ndërkohë në ora 16:00, kancelari Nehammer do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.