UBT News

Më 9 nëntor seanca e parë e Jakup Krasniqit në Hagë

Seanca e parë e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Hagë do të mbahet më 9 nëntor. Zyra e Prokurorit të Specializuar njofton se seanca do të mbahet në orën 11:00.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njofton se aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./UBTNews

Exit mobile version